Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Siguri përmes mbrojtjes së afërt Policia e Kosovës i ofroi edhe ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq

Policia e Kosovës ka ofruar ekip të mbrojtjes së afërt për dy liderët opozitar, Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun. Për të dy këta, ky institucion thotë se në bazë të vlerësimit, kanë ndërmarrë masa për ofrimin e sigurisë. Siguri përmes mbrojtjes së afërt po i ofrohet edhe ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq. Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, thotë për KosovaPress, se në lidhje me këtë e kishte informuar vet Policinë e Kosovës.  Ai konsideron se Serbia nuk është mjaftuar me aktin e agresionit më 24 shtator, në Banjskë të Zveçanit. Sipas tij, serbët nuk do të dorëzohen dhe do të sulmojnë kazerma, stacione policore, për çka vlerëson se institucionet duhet të jenë vigjilente. Në vazhdimësi Rashiq ka deklaruar se ai edhe familja e tij kanë vështirësi gjatë udhëtimit për në Serbi. Ai ka përmendur djalin e tij, i cili ishte ndaluar për katër orë në pikat kufitare, siç ka thënë ai, nga njerëzit e BIA-s. Megjithatë, deri në publikimin e lajmit, ai nuk ka konfirmuar nëse i është ofruar mbrojtje e afërt nga Policia e Kosovës. Kërcënimet ndaj dy liderëve opozitarë, Kastrati shton se janë një vazhdimësi e Serbisë për të arritur qëllimet e veta. Në përgjigjen për KosovaPress, Policia e Kosovës konfirmoi se ndaj krerëve të partive opozitare ka ndërmarrë masa për ofrimin e sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …