T’i mësosh fëmijët në trafik është kjo një punë jashtëzakonisht e rëndësishme. Është ky një projekt nga Polica në Bashkësi në Deçani, projekt i cili ka nisur nga data 15 Tetor në disa shkolla të komunës së Deçanit, apo më saktësisht në shkollat me numër më të madh të nxënësve dhe që janë buzë rrugëve kryesore. Implementimi i projektit “Siguria në Trafik”, që përfshinë ligjërata teori dhe praktikë nëpër këto shkolla është duke u implementuar nga Lan Pepaj dhe Burbuqe Kukleci. Projekti ka nisë më datë 15.10.2018 në SH.F “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, në këto ligjërata pjesëmarrës ishin 90 nxënës. Me datën 16.10.2018 në SH.F “Bajram Curri” në fshatin Strellc i Epërm, në këtë ligjëratë pjesëmarrës ishin 60 nxënës të ciklit të ulët. Me datën 17.10.2018 në SH.F “Isa Boletini” Në fshatin Isniq, në këtë ligjërata pjesëmarrës ishin 70 nxënës te ciklit të ulet. Me datën 18.10.2018 në SH.F “Rexhep Kadrijaj” në fshatin Restavicë, në këtë ligjërata pjesëmarrës ishin 60 nxënës te ciklit ulet. Ligjëratat janë vlerësuar nga organet e arsimit si ato komunal përfshirë DKA-në dhe Drejtorët e shkollave dhe komuniteti në përgjithësi si nevojë për vetëdijesim të fëmijëve gjatë lëvizjes së tyre drejt shkollës dhe anasjelltas meqë ata do të frekuentojnë nëpër rrugët automobilistike si dhe do të kalojnë udhëkryqe të ndryshme e që këto ligjërata do të ndikojnë në vetëdijesimin e tyre që të jenë të vetëdijshëm për rregullat e lëvizjes në komunikacion. Ky projekt do të vazhdoi edhe në shkolla tjera të komunës së Deçanit.