Fuqitë perëndimore reaguan me shpejtësi kundër vendimit të Rusisë për të njohur pavarësinë e dy republikave në Ukrainën Lindore

Sikorski: Prania e forcave të NATO-s në Ukrainë nuk duhet të jetë e paimagjinueshme

Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radek Sikorski ka thënë se prania e forcave të NATO-s në Ukrainë nuk duhet të jetë e paimagjinueshme. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një diskutimi të mbajtur me rastin e 25-vjetorit të anëtarësimit të Polonisë në NATO. Ai nuk foli për ndonjë plan për të dërguar trupat polake në Ukrainë por theksoi se e mbështet qëndrimin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili ka deklaruar se mundësia që trupat perëndimore të dërgohen në Ukrainë nuk duhet të përjashtohet. Pas kësaj deklarate ka reaguar Kremlini dhe ka paralajmëruar se nëse NATO-ja do të dërgojë trupat luftuese, një konflikt i drejtpërdrejtë mes aleancës dhe Rusisë do të ishte i pashmangshëm. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka theksuar se një lëvizje e tillë do të rrezikonte që të shpërthente një konflikt botëror bërthamor.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …