Shefja e Departamentit të Epidemiologjise dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive të Shqipëri, Silva Bino, me anë të një postimi ka shpjeguar se hetimi dhe gjurmimi, analiza e thelluar që tregojnë rrugët e transmetimit, dhe si është niveli i atakut të sëmundjes sars-cov-2 dhe Covid-19, kërkon një sy të stërvitur për ti identifikuar.
“Këtu kemi të bëjmë me një sëmundje djallëzore pa shenja tipike specifike ku humbja e shijes dhe nuhatjes është një karakteristikë apo një sy i stërvitur mirë, njeh radiologjitë përkatëse”, shkruan Bino ndërsa thekson se testimi luan një rol të rëndësishëm për ti shërbyer përherë qëllimit final, atë të marrjes së menjëhershme të masave të kontrollit.
Bino përmbyll statusin e saj me këshillën që me shenjën e parë të kësaj sëmundje, duhet vetëizolim dhe të njoftohen strukturat shëndetësore.
Por në fakt në komentet e këtij statusi të Binos bie në sy ajo çfarë ka shkruar mjekja Teuta Pipa e cila ka shkaktuar polemikë me shefen e departamentit të epidemiologjisë.
Pipa duke kundërshtuar Binon, thotë se në rastin e saj diagnoza u vendos pas bërjes së skanerit dhe se zinxhiri i hetimit dhe gjurmimit në rastin e saj nuk funksionoi, edhe pse ajo ishte mjeke.
Mjekja shkruan se kontaktet e saj e diagnostikuan sëmundjen, me ekzaminim në privat, tamponin e kishin bërë ditën e 5-të pasi e kishin filluar mjekimin, dhe pasi kishin shfaqur temperaturën.
Kjo sipas Pipës ka ndodhur sepse kishte shumë radhë për tamponin dhe se në rastin e saj kishte mangësi në lidhje me raportimin e ndjekjen institucionale klinike.
“Silva e dashur, une kur u diagnostikova nuk e morra vete vendimin fillimisht, pavaresisht se dr e nderuar kuruese ishte perfekt ne komunikim per trajtimin tim nje mardhenie e kuptueshme mes kolegesh, une ngrita problemin qe cdo rast qe trajtohet per pneumoni e klasifikuar Covid me edhe me tampon negativ duhet te raportohet e te ndiqet nga institucionet perkatese , kjo nuk ndodhi , pas temperatures se raportuar kontaktet e mia e diagnostikuan me ekzaminim per pneumoni ne privat dhe e bene tamponin diten e 5 pas fillimir te mjekimit pas i kishte rradhe ( une ketu nuk ankohem per veten time pasi munda te mjekohem vete edhe fale keshillave tuaja e miqve , dita te mjekoj edhe ata , por qe pati nje mangesi ne lidhje me raportimin e ndjekjen institucionale klinike sipas asaj qe kam shpjeguar me lart qe cdo rast i duhet te fete i raportuar nga shteterori apo privati tek mjeku i familjes gje qe nuk ndodhi”, shkruan mjekja, ndërkohë që Bino është justifikuar me faktin se ajo e ka zgjedhur vetë ku të trajtohet, por përsëri mjekja e ka kundërshtuar këtë fakt.