Simboli i Rezistencës Kombëtare, Adem Demaçi u dekorua me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tetovës

Simboli i Rezistencës Kombëtare, Adem Demaçi u dekorua me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tetovës

Titulli, “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tetovës iu dha sot në Tetovë, simbolit të Rezistencës Kombëtare Adem Demaçi, me motivacion për flijimin e tij deri në vetëmohim për çështjen kombëtare, për kontributin e jashtëzakonshëm prej humanistit dhe për sakrificat sublime për arsimin kulturën dhe shkencën shqiptare. Kështu është thënë në arsyetimin për këtë çmim.  Ne emër të Demaçit, ishte nipi i tij, Diell Demaçi, që e pranoi titullin nga rektori i Universitetit, Vullnet Ameti. Me këtë rast, fjalë përshëndetëse patën edhe ministrat e Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, Arsim Bajrami dhe Lindita Nikolla.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …