Shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq ka paralajmëruar se Asociacionin e Komunave Serbe do ta bëjmë me mbështetjen e Qeverisë së Serbisë. Ai i ka deklaruar agjencisë së lajmeve serbe “Tanjug” se për përfaqësuesit serbe dhe bashkësinë serbe në Kosovë është shumë e rëndësishme që ata të jenë bartës të statutit të Asociacionit të Komunave Serbe. Ne presim që Asociacioni të formohet me mbështetje të përfaqësuesve të Qeverisë në Serbi, duke respektuar parimet që janë definuar me marrëveshjen e Brukselit, është cituar të ketë deklaruar Shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …