Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, në një deklaratë për “Tanjug” falënderoi kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Mustafa, që pavarësisht rezistencës të një pjese të komunitetit shqiptar në Kosovë, më në fund gjetën kurajën për të mbështetur publikisht procesin e krijimit të Asociacionit të Komunave Serbe dhe nisjen e punimeve të Këshillit Themelues të Asociacionit. Simiq, tha me këtë rast se është i kënaqur me faktin se marrëveshja e koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lista Serbe po fillon të zbatohet. Ekipi, i cili pritet ta pritet ta themelojë Asociacionin është i përbërë nga, Igor Kallamar, Dejan Radojkoviq dhe dy anëtarë të rinj, Vinka Radosavljeviq dhe Svetisllav Durleviq.
