Simiq: Nuk jam i sigurt nëse deputetët serbë do të marrin pjesë në mbledhjen e nesërme të Kuvendit

Kryetari i Listës Serbe Slavko Simiq thotë se nuk është e sigurt nëse deputetët serbë do të marrin pjesë në mbledhjen e Kuvendit në të cilin do të zgjidhet kryetari i Kosovës. Simiq i ka thënë agjencisë Beta se mbrëmë “demonstrativisht” e ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit e cila pas gazit lotsjellës ishte vazhduar në një sallë tjetër. Ai ka shfaqur pakënaqësi që mbledhja e Kryesisë u thirr vetëm shtatë minuta para se të fillonte.   Në vazhdim të mbledhjes kam thënë se jam kundër mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme të mbahet të premten. Lista Serbe ka kërkesa që dalin nga Marrëveshja e Koalicionit PDK – LDK, si dhe kërkesa që dalin nga Marrëveshja e Brukselit që kanë të bëjnë me interesat e bashkësisë serbe në Kosovës e që nuk janë përmbushur. Kjo gjendje e bën të pa sigurt jo vetëm votimin por edhe pjesëmarrjen në mbledhjen që në rend dite ka zgjedhjen e kryetarit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …