Deputeti serb, Igor Simiq: Vjosa Osmani i ka ndjekur korridoreve të Kuvendit deputetët serbë për t'i siguruar votat

Simiq: Para çfarëdo bisedimesh, sikur deri më tash, ne do të konsultohemi me qeverinë serbe dhe kryetarin Vuçiq

Lista Serbe ka vlerësuar se lëvizja drejt zhbllokimit të institucioneve është një hap i mirë, ndërsa ka paralajmëruar se të gjitha vendimet e kësaj partie do të merren pas konsultimeve me Qeverinë serbe dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq. Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë për KosovaPress, se lëvizja drejt zhbllokimit të institucioneve është e mirë për shkak të qytetarëve, ndërsa ka përsëritur se qëndrimet e kësaj partie tashmë janë të njohura. “Jemi të hapur për bisedime. Ata, të cilët dëshirojnë të bisedojnë me Listën Serbe duhet të tregojnë respekt ndaj popullit serb dhe së bashku me ne të punojnë në avancimin e pozitës së serbëve. Natyrisht, para çfarëdo bisedimesh, sikur deri më tash, ne do të konsultohemi me qeverinë tonë dhe presidentin Vuçiq”, ka deklaruar Simiq.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje

Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …