Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur në takim kryetaren e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi Hoxha, të cilët i ofruar bashkëpunim sa i përket pjesës sindikale të Policisë. Sefaj vuri në dukje së është e rëndësishme që në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Policisë së Kosovës, të koordinohet edhe bashkëpunimi me përfaqësuesit social të Policisë, të cilët vazhdimisht angazhohen në përmirësimin e kushteve për pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Në këtë takim, anëtarët e Sindikatës së Policisë e njoftuan ministrin Sefaj me sfidat që e presin Policinë e Kosovës dhe vunë në pah kërkesat e tyre, që kanë të bëjnë me sigurimet shëndetësore, si dhe Ligjin për pensionimin e zyrtarëve policor të Kosovës. Me këtë rast ministri Sefaj shprehu gatishmërinë e tij për përmirësimin e kushteve për pjesëtarët e policisë dhe theksoi se tashmë ligji për pensionimin e zyrtarëve policor është në fazat e fundit të tij, para se të dërgohet në Qeveri dhe Kuvend.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …