Policisa

Sindikalistët e Policisë paralajmërojnë protesta, ndihen të diskriminuar pas vendimit të fundit të Qeverisë

Kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi ka paralajmëruar protesta, për shkak se ndihen të diskriminuar pas vendimit të fundit të Qeverisë Hoti për ekzekutimin e shtesave në arsim. “E kam parë vendimin për punëtorët e arsimit që t’u paguhen shtesat me dy këste. Për ne si Sindikatë e Policisë ka qenë shumë irrituese, diskriminuese sepse nuk është marrë një vendim i dinjitetshëm në aspektin kur Policia e Kosovës është institucioni i vetëm i sigurisë, i cili është ballë për ballë në luftimin e pandemisë. Dhe të anashkalohet pjesa e Policisë dhe të merret një vendim nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës që t’u ofrohet një shtesë arsimit për ne ka qenë e papranueshme”, tha Kamberi. “Në takimin e djeshëm që kemi pasur dje me kryesinë tonë do të vijmë deri te çështjet më radikale që ta quaj edhe paralajmërimin e protestave. Javën e ardhshme do ta kemi sërish këshillin drejtues në takim. Aty do të marrim vendime se si do të duken protestat dhe sigurisht që do ta caktojmë datën. Protestat janë të lejueshme ashtu siç e sheh edhe Ligji i Policisë që policia ka të drejtë për protestë dhe shprehje të pakënaqësisë në kuptimin e kushteve të punës apo ndonjë pakënaqësi tjetër”, është shprehur jo.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …