Gjykata Kushtetuese e ka miratuar përkohësisht kërkesën e Avokatit të Popullit për pezullim të Ligjit për Paga. Kjo masë do të zgjasë deri më 30 mars të vitit 2020. Por ky vendim ka ngjallur reagime te punëtorët shëndetësorë, të Arsimit, por edhe të Policisë së Kosovës. Kryetari i Federatës së Sindikatave në Shëndetësi, Blerim Syla, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Ligjit për Paga, shkel të drejtat e punëtorëve. Ai ka kërkuar nga Gjykatat Kushtetuese që sa më parë të implementohet ligji për pagat. Syla paralajmëron se nëse Gjykata Kushtetuese sjell një vendim për të anuluar këtë ligj, situata do të dalë prej kontrollit dhe pasojat do të jenë të paparashikuara.
Kontrolloni gjithashtu
Ganimete Musliu; Nuk do të lejojmë që ta shkatërrojnë shtetin, ata që nuk bënë asgjë për ndërtimin e tij
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shkruar se nuk do të lejojnë që ta shkatërrojnë shtetin …