leoni

Jusuf Azemi

Sindikalisti, Jusuf Azemi, i ka bërë thirrje kryetares, Vjosa Osmani që mos ta dekretojë Ligjin për Pagën Minimale

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi i ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani që mos ta dekretojë Ligjin për Pagën Minimale. Në një njoftim për medie, janë dhënë arsyetimet se përse nuk duhet të dekretohet ky ligj. Në letrën dërguar presidentes, Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat ka renditur katër pika. “1. Nuk është përfill propozimi i KES, gjegjësisht Neni 9 alineja 19. 2. Nuk është përfill vendimi i komisionit të grupit parlamentar për buxhet dhe financa, i cili i ka propozuar Parlamentit të Kosovës që paga minimale për vitin 2023 të jetë 450 euro, kurse për vitin 2024 të jetë 500 euro. 3. Paga minimale është kosto e 4 anëtarëve të të punësuarit, e kjo pagë shpesh nuk e mbulon as vet punëtorin. 4. Është paga më e ultë në rajon”, është bërë me dije në komunikatën e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat. Deri më tani, projektligji ka kaluar disa faza të rëndësishme. Ai është miratuar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës më 14 qershor 2022. Ndërsa, më 13 korrik 2023, ai është miratuar edhe në lexim të dytë në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …