Sindikata e Arsimit paralajmëron shtyrje të sërishme të fillimit të vitit shkollor nëse nuk bëhen të gjitha përgatitjet

Sindikata e Arsimit paralajmëron shtyrje të sërishme të fillimit të vitit shkollor

Më 14 shtator është vendosur që nxënësit t’i kthehen procesit mësimor nëse përgatitjet kryhen sipas rekomandimeve të IKShPK-së. Por as kjo datë nuk është definitive, nëse nuk bëhen përgatitjet, teksa në SBAShK thonë se do të kërkojnë sërish shtyrje, në mënyrë që shkollat mos të bëhen vatër e shpërndarjes së epidemisë. Sekretari i kësaj sindikate, Ymer Ymeri thotë se shtyrja e vitit të ri shkollor është bërë bazuar në rekomandimet e institucioneve shëndetësore, që të ruhen nxënësit dhe mësimdhënësit. Aii thekson se në asnjë shkollë nuk kanë dezinfektues për duar. E kontraktimi me kompanitë thotë se iu merr shumë kohë. Shtyrja e procesit mësimor është opsion real shton ai, nëse nuk plotësohen kriteret e dhëna nga IKShPK-ja./EO/

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …