Deputetja Arbërie Nagavci në cilësinë e anëtares së Komisionit Parlamentar për Arsim ka paraqitur amendamentin e Ligjit për Buxhetit për vitin 2018 lidhur kërkesën për mjete shtesë me qëllim të realizimit e Kontratës Kolektive të Arsimit të Kosovës, të nënshkruar më 18 prill 2017 e pikërisht lidhur me nenin 35, pika 8 e 9, për pagat jubilare dhe pagat përcjellëse me rastin e pensionit të punëtorëve arsimor,për çka edhe ka kërkuar përkrahjen e kolegëve të saj deputetë në Kuvendin e Kosovës. SBASHK thotë se kjo kërkesë ishte edhe kësaj sindikate. Kjo kërkesë ishte Në të njëjtën kohë SBASHK-u shpreh reagim të ashpër ndaj deputetëve të koalicionit qeverisës që nuk e votuan këtë propozim.
“I kujtojmë këta deputetë se kërkesën nga Kontrata për shpërblimin jubilar dhe për tri pagat përcjellëse SBASHK-u po e realizon përmes gjykatave dhe deklarimi juaj JO nuk e ndal këtë angazhim dhe realizimin e kërkesave tona përmes gjykatave, por mos harroni se koha po ik dhe Ju prapë do të kërkoni votën dhe besimin e mësimdhënësve të Kosovës .Kujtojmë deputetët që janë nga koalicioni qeveritar se edhe në Marrëveshjen e nënshkruar më 5 qershor 2017 mes SBASHK-ut dhe Koalicionit PAN , pika e dytë e kësaj Marrëveshje thotë: “Me fitoren e Koalicionit PDK- AAK- NISMA në zgjedhje, Qeveria e re do të angazhohet dhe do të mundësojë zbatimin e plotë të Kontratës së Arsimit, të nënshkruar më 18 prill 2017”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.