Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka mbajtur protestë në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë, Me pankartat “Pensionistët ju arsimuan e ju po i ndëshkoni”, “Ministre reflekto, fillo dialogun”, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës, ka protestuar në shenjë pakënaqësie ndaj qeverisë. Kryetari i Sindikatës së Bashkuar Rrahman Jasharaj para protestuesve drejtoi kritika në adresë të qeverisë Kurti. Ministja Nagavci as edhe një herë nuk u bë zë i të punësuarve në arsim dhe as edhe një herë nuk foli në qeveri e nuk kërkojë të debatohej për kërkesat legjitime të punëtorëve të arsimit. Ajo u mundua ta mohoj e zhvleftësojë njëanshëm Kontratën Kolektive të Arsimit dhe atëherë deklaronte se do të bisedohet për Kontratën e re, por shihet se e ka pasur vetëm si deklaratë, sepse tani e sa muaj i kemi drejtuar kërkesa për dialog lidhur me Kontratën dhe më 2 tetor ia kemi dorëzuar draftin e ri të Kontratës Kolektive të Arsimit. Por, ajo nuk do dialog e as negocim dhe mos të harrojë ministrja Nagavci se duke qenë kundër Kontratës së re Kolektive të Arsimit është kundër punëtorëve të arsimit, sepse Kontrata Kolektive është bazament që siguron dhe garanton të drejtat legjitime të punëtorëve arsimor dhe nuk lejon që dikush t’i shkel ato”, u shpreh Jasharaj.
Kontrolloni gjithashtu
Visar Ymeri: Kryeministri Kurti e përdori sulmin në Ibër-Lepenc për përfitime politike
Analisti, Visar Ymeri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mënyrën se si ka reaguar pas …