Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës, përmes kësaj komunikate edhe njëherë shprehë shqetësimet që ka shkaktuar tek sindikalistët e Doganës, Draft Ligji i Pagave, i cili nuk po siguron një rregullim homogjen të çështjes së pagave në tërë sektorin publik dhe i njëjti ka shkaktuar pakënaqësi të punonjësit e Doganës, pasi që propozimet e Sindikatës nuk janë marrë parasyshë dhe nuk janë involvuar në këtë draft.
Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës konsideron se janë shterrur të gjitha format tjera për realizmin e këtyre kërkesave, edhe përkunder njoftimeve parprake situata mbetet e njëjtë, tash e tutje SPDK do të kaloj në forma tjera të reagimit sindikal të paralajmëruara edhe medialisht ditë më parë.
Sindikata, urgjentisht kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Komisionet Parlamentare dhe Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të reflektojnë dhe ndërmarrin masa të menjëhershme për rritjen e koeficientit të pagesës në Draft Ligjin e Pagave për punëtorët e Doganës, në të kundërten veprimet sindikale të ndërmarra konformë dipozitave ligjore në vend, do të intensifikohen ditëve në vijim.