leoni

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës po kërkon rritjen e mënjëhershme të koeficientit të pagave për doganieret

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës po kërkon rritjen e mënjëhershme të koeficientit të pagave për doganieret

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës po kërkon rritjen e koeficientit të pagesës. Kjo sindikatë po kërkon nga Qeveria e Kosovës, komisionet parlamentare dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës që të ndërmerren masa të menjëhershme për rritjen e koeficientit të pagesës në Draft Ligjin e pagave për punëtorët e Doganës, ashtu siç parashihen edhe për pozitat tjera në shërbimin publik të institucioneve, me natyrë të ngjashme të punës. Ata përmes një komunikate për media kanë shprehur shqetësimet që ka shkaktuar tek sindikalistët e Doganës, Draft Ligji i pagave, i cili sipas parashikimeve aktuale të koeficienteve të pagesës të paraparë në Shtojcën Nr.1 të tij si dhe me dispozitat tjera nuk po i eliminon praktikat divergjente dhe nuk po shihet që do të sigurojë një rregullim homogjen të çështjes së pagave në tërë sektorin publik. Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës konsideron se një kërkesë e tillë legjitime duhet të merret parasysh, bazuar në faktin se kontributi i Doganës është jetik për vendin, ku përveç mbledhjes së të hyrave për buxhetin e shtetit (mbi 70% e buxhetit mblidhet nga Dogana), Dogana luan rol shumë të rëndësishëm në sigurinë e vendit duke luftuar dhe parandaluar veprat e kundërligjshme që cenojnë sigurinë e vendit dhe shoqërinë në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …