Sindikata e Pavarur e Judikaturës e Kosovës, përmes një njoftimi për opinionin, bën të ditur se ka vendosur të vazhdojë pezullimin e grevës të cilën e kishte planifikuar ta fillojë nga nesër, më 1 tetor. “Ju njoftojmë se Kryesia e Sindikatës e Pavarur të Judikaturës së Kosovës, ka vendosur që të vazhdojë pezullimin e grevës e përcaktuar të fillojë për nesër – me 1 tetor 2019, për shkak të situatës së krijuar në vend dhe deri në konsolidimin e organeve legjitime, atëherë kur edhe do të ketë një adresë të saktë për adresimin e realizimit të kërkesave të SPJK-së. Për aktivizimin e grevës do të jeni të njoftuar me kohë”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …