Sindikata e Pavarur e Pylltarisë së Kosovës kërkon që punëtorët e këtij sektori të kenë mbrojtje dhe siguri në punë

Sindikata e Pavarur e Pylltarisë së Kosovës kërkon që punëtorët e këtij sektori të kenë mbrojtje dhe siguri në punë

Sindikata e Pavarur e Pylltarisë së Kosovës përmes një njoftimi për media ka shprehur shqetësim të thellë për kushtet e vështira të punës me të cilat po ballafaqohen punëtorët e pylltarisë dhe rrezikun që i kanoset atyre çdo ditë në vendin e punës, ashtu siç ndodhi me rastin e vrasjes në vendin e punës të Rojës së pyllit Nazmi Rustemi, roje në rajonin e Prishtinës. Ndaj, Sindikata e Pavarur e Pylltarisë së Kosovës shpreh keqardhje të thellë për këtë rast, kushtet e vështira në të cilat po punojnë punëtoret e pylltarisë dhe konkretisht rojtarët e pyllit. Njëherit, kjo sindikatë, bëri thirrje te organet kompetente që të ndërmarrin hapa konkrete që këta punëtorë të kenë mbrojtje dhe siguri në punë si dhe sa më shpejtë të zbardhet rasti në fjalë.

Kontrolloni gjithashtu

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …