leoni

RTK-ja

Sindikata e Pavarur e RTK-së padit drejtorin gjeneral të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati dhe Bordin e RTK-së

Sindikata e Pavarur e RTK-së ka dorëzuar sot në Inspektoriatin e Punës padinë kundër drejtorit, Ngadhnjim Kastrati dhe Bordit të RTK-së. Ashtu siç kishte paralajmëruar Sindikata, Bordi dhe drejtori gjeneral i RTK-së, kanë zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme Udhëheqësin e Shërbimeve të Përbashkëta në RTK, duke mos i respektuar kriteret kryesore të konkursit të cilat vetë i kishin përcaktuar. Megjithë vërejtjet dhe reagimin publik të Sindikatës, ku është kërkuar ndërprerja e procedimi të konkursit për shkak të mos përmbushjes së kritereve nga asnjëri prej aplikuesve, Menaxhmenti i RTK-së ka vazhduar  procedimin e tij. Me  datë 3 dhjetor 2020, Bordi e ka miratuar propozimin e drejtorit Ngadhnjim Kastrati, dhe ka zgjedhur në krye të Shërbimeve të Përbashkëta  personin me përvojë në menaxhimin e kafiterive.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …