Sindikata e Pavarur e RTK-së shpreh pakënaqësinë lidhur me procedurat të cilat i ka ndjekur Bordi i RTK-së në procesin e përzgjedhjes së drejtorit gjeneral të Transmetuesit Publik. SPRTK konsideron se vendimi është marrë në kundërshtim me Ligjin e RTK-së Nr. 04/L-046, konkretisht nenin 3 ku thuhet se: Drejtori i Përgjithshëm i RTK-se emërohet dhe shkarkohet me 2/3 e votave të anëtarëve të Bordit. Numri i përgjithshëm i anëtarëve të Bordit sipas këtij ligji është 11(njëmbëdhjetë), dhe votat e nevojshme për zgjedhjen e drejtorit gjeneral duhet të jenë së paku 7(shtatë). Ndërsa Bordi i drejtorëve të RTK-së me vetëm 6 (gjashtë) vota ka bërë zgjedhjen e drejtorit gjeneral. SPRTK hapjen e Konfliktit Administrativ, në Gjykatën Themelore në Prishtinë-departamenti për çështje administrative, përkitazi me ligjshmërinë e Vendimit,të datës 24.04.2019, të Bordit të RTK-së, për zgjedhjen e drejtorit gjeneral të RTK-së. Sindikata kërkesën e saj e bazon në nenin 10 pika 2 të ligjit Nr. 03/L-202 për konflikt administrativ ku thuhet se të drejtën për të nisur konfliktin administrativ e ka Avokati i Popullit, shoqatat dhe organizatat e tjera, të cilat veprojnë në mbrojtje të interesave publike. Përfshirja e Institucionit Tuaj në këtë proces kaq të rëndësishëm për Transmetuesin Publik, roli i të cilit është i pazëvendësushëm për demokracinë në vend, është më se e domosdoshme.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …