leoni

Në Itali punojnë 250 mijë shqiptarë në mënyrë të rregullt dhe shumë të tjerë ilegalisht

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës konstaton se në shumicën e rasteve punëtorëve të këtij sektori po ju rëndohet ekzistenca

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka thënë se në shumicën e rasteve punëtorëve të sektorit privat vetëm sa po ju rëndohet laku. Sipas SPSPK-së, mungesa e punëtorëve të sektorit privat në Kosovë është më shumë se shqetësuese, këtë po e bartin në shpinë pronarët e kompanive por jo rrallë herë edhe vetë punëtorët e mbetur në punë, pasi që çdo ikje e punëtorëve nga vendet e tyre të punës, mungesën e tyre po duhet ta mbulojnë punëtorët e mbetur. Me çka atyre po u shtohet edhe me shumë barra e punëve në kompani. Po e përsërisim se ikja e punëtorëve është shqetësuese dhe arsyeja kryesore është mostrajtimi i duhur nga pronarët e kompanive dhe lënia anash nga Qeveria e Kosovës për mbrojtjen e dinjitetshme të kësaj kategorie”, është thënë në reagimin e kësaj sindikate. SPSPK-ja thotë se sot kemi një pagë minimale 170 euro në fuqi. “Nuk kemi marrëveshje kolektive më shumë se pesë vite dhe as që flitet për të, nuk kemi sigurime shëndetësorë, nuk kemi gjykatë të punës, nuk kemi fond social, pra të gjitha këto të premtuara nga qeveritë e kaluara por edhe nga kjo e sotmja, u tha mes tjerash ne reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …