Sindikata e Pavarura e Sektorit Privat të Kosovës, ka njoftuar se sot ka bërë vizitë të shumë qendra të mjekësisë familjare në Prishtinë dhe në objektet e Ministrive të Qeverisë së Kosovës, ku punëtorët teknik po bëjnë pastrimin e këtyre objekteve. Përmes një komunikate për media, kjo sindikatë thotë se punëtorët janë lënë në mëshirën e Zotit. SPSPK thotë se njerëzit e parë që mund të preken nga Coronavirusi, janë kjo kategori e punëtorëve dhe zyrtarisht këta punëtorë nuk kanë pranuar asnjë maskë apo ndonjë pajisje mbrojtëse kundër kësaj sëmundje.
