Sindikata e pensionistëve- dega në Suharekë, ka takuar kryetarin Muharremaj

Përfaqësues të Sindikatës së pensionistëve dega në Suharekë, kanë takuar kryetarin e Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, të cilin fillimisht e kanë uruar për detyrën e kryetarit, të cilit i dhuruan dhe dy dhurata modeste, kurse më pas ata kanë biseduar gjërë e gjatë për gjendjen e pensionistëve. Pensionistët e kanë falenderuar kryetarin Muharremaj, pasi i kanë thënë se edhe gjatë kohës sa nuk ishe kryetar i Komunës na ke respektuar tej mase, na ke vizituar dhe ke qenë i interesuar për gjendjën tonë. Ne besojmë se i tillë do të jesh edhe gjatë këtij mandati si i pari i Komunës së Suharekës. Kryetari Muharremaj, i ka falënderuar për vizitën dhe ka premtuar se do të jetë në përkrahje të tyre me mundësitë që ia lejon Ligji.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …