leoni

MPJ demanton fuqishëm shpifjen e publikuar në disa portale në Mal të Zi se do të ndërhyjë atje NjSO e Kosovës

Sindikata e Policisë kërkon nga Qeveria e Kosovës të mbështesë propozimet për ngritjen e pagave për policët

Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës të mbështesë dhe të aprovojë propozimet që kanë lidhur me ngritjen e pagave menaxhmentit të Policisë dhe Sindikatës të Policisë së Kosovës.  “Grupi i punës gjatë punës dhe hartimit të këtij dokumenti me sqarimet përcjellëse që përmban dokumenti janë përpjekur që mos të dëmtohen interesat e punonjësve të Policisë së Kosovës dhe të jenë të barabartë me dikasteret e tjera të sigurisë në vendin tonë, siç është FSK-ja, jo më shumë, por jo edhe më pak, duke marr parasysh punën dhe përgjegjësitë që ka Policia e Kosovës në zbatimin e detyrave konform Kushtetutës të Republikës së Kosovës, Ligjit të Policisë dhe ligjeve tjera, për të mbrojtur integritetin territorial, sovranitetin e vendit, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe zbatimin e vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Policisë.

Sindikata e Policisë nëpërmjet komunikatës adreson shqetësimet e punonjësve të Policisë se çfarë do të ndodh me pagat e tyre. “Më 5 shkurt Qeverisë iu kemi drejtuar me shkresën e të cilën për punonjësit e Policisë kemi kërkuar gjetjen e mundësive për zgjidhjen e çështjes më jetike për punonjësit e Policisë së Kosovës e që është sigurimi alternativ shëndetësor dhe jetësor. Mirëpo, akoma nuk patëm asnjë përgjigje nga qeveria, edhe pse e dinë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe mbarë opinioni publik se Policia e Kosovës është policia e vetme në rajon dhe në botë, e cila nuk ka sigurim shëndetësor dhe jetësor. Këtë çështje që nga themelimi i Sindikatës të Policisë së Kosovës e kemi shtruar si çështjen më prioritare për punonjësit e Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës është institucioni më i rrezikuar në shoqëri. Këtë e argumenton fakti se që nga themelimi i Policisë së Kosovës deri më tani kemi 17 raste të vdekjes në kryerje të detyrës, ndërsa numri i të lënduarve gjatë gjithë kësaj kohe është i madh dhe si pasojë në mesin tonë kemi zyrtar policor që ka mbet invalid i përhershëm”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …