leoni

Pjestarëve të Policisë së Kosovës më një urdhëresë u ndalohet të postojnë apo të komentojnë nëpër rrjetet sociale

Sindikata e Policisë kërkon që përmes avokatit të popullit ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Pagat

Sindikata e Policisë së Kosovës i ka drejtuar me letër Avokatit të Popullit nga i cili ka kërkuar që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Paga, për disa nene të cilat ndërlidhen me policët e Kosovës. Sindikata e Policisë ka kërkuar nga Avokati i Popullit që të dërgohen në Kushtetuese neni 26 lidhur me rrezikshmërinë në punë, neni për kompensimet si dhe shtojca për nëpunësit e shërbimit civil. Ligji për Paga nuk saktëson se në çfarë përqindje shuma e dedikuar për shtesën e rrezikshmërisë do t’i ndahet Policisë së Kosovës, sepse shuma prej 1% është e paraprarë për të gjitha institucionet e Kosovës. Kjo nuk garanton siguri juiridke të trajtimit me ligj të një të drejte të të punësuarve ashtu siç është kompensimi për jetën dhe shëndetin. Siç shihet kjo shtesë do të jetë sibmolike në raport me rrezikimin e jetës dhe shëndetit të zyrtarëve të PK-së si dhe do të ndikojë negativisht në të ardhurat neto për zyrtarët në disa kategori”, thuhet në këtë letër që Sindikata e Policisë e ka dërguar tek Avokati i Popullit.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …