Sindikata e Punëtorëve e RTK- së dënoi ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj shtëpisë së drejtorit gjeneral të mediumit publik RTK, Mentor Shala, ku persona të panjohur mbrëmë në mënyrë kriminale sulmuan me granat dore shtëpinë e tij duke terrorizuar fëmijët dhe tërë familjen Shala. “Fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz. Brenda një kohë të shkurtër ndodhën dy sulme ndaj mediumit publik, ku me datën 22 u sulmua me granat objekti i RTK -së ndërsa mbrëmë shtëpia e drejtorit të RTK-së Mentor Shala. SPERTK nuk dëshiron të paragjykoj motivet e këtij sulmi, por i dënon të gjitha sulmet fyerjet, të cilat po bëhen kohës së fundit në adresim të RTK-së”, thuhet në reagim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …