Nexhat Llumnica

Sindikata e Re e KEK-ut, paralajmëron protestë kur në rend dite do të jetë Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka paralajmëruar protestë masive në ditën kur në rend dite do të jetë Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional. Ai i ka quajtur ofendim për ta, arsyetimet e ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjoja se me paratë e Trustit punëtorët do të blejnë “Iphone”. Me mundësinë që qytetarët të tërheqin një pjesë të Trustit ai thotë se do të kishte ndikim pozitiv edhe në ekonominë vendëse. “Ne do të jemi pjesëmarrës në protesta si Sindikatë për arsye se është presion i anëtarësisë sindikale, i të gjithë punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës që këto mjete të tërhiqen për arsye se gjendja e tyre është jo e mirë në këtë kohë të pastë pandemisë. Faktikisht, gjendja është jo e mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Këto mjete u  u ndihmojnë të gjithëve jo  vetëm punëtorëve të KEK-ut, jo vetëm punëtorëve të Kosovës, por u ndihmojnë edhe bizneseve e  familjarët të shumta tha, Nexhat  Llumnica.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …