Sindikata e Sektorit Privat i kërkon Qeverisë së Kosovës që punëtorët e këtij sektori të subvencionohen nga shteti, pasi 95 për qind e punëtorëve në sektorin privat nuk do të jenë në gjendje t’i marrin këto mjete. Këtë kërkesë ia adresuan edhe përmes një letre zyrtare kryeministrit Albin Kurti. Mirëpo, edhe pas 7 ditësh Sindikata e Sektorit Privat nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga shefi i ekzekutivit. “Realisht ne nuk kemi marrë asnjë informacion nëse që është pranuar kërkesa jonë. Vetë fakti që në momentin kur nuk kthen një përgjigje pozitive në mënyrë automatike nënkuptohet që kërkesa refuzohet, tha për Front Online, kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …