Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës kërkon dorëheqjen e kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, për të cilin kanë thënë se në takimin e fundit me kryeministrin, Albin Kurti ka mbajtur një qëndrim të paautorizuar. Në komunikatën për medie thuhet se “Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës (SSHCK) në vazhdimësi i ka dhënë vërejtët në Projektligjin për Zyrtarët Publik dhe Ligjin e Pagave duke i dërguar edhe me shkrim ato vërejtje në Ministri dhe në Komisionet Parlamentare dhe njëherit kemi pasur koordinim të plotë edhe me Sindikatën e Administratës Publike SPAK. Për këto qëndrime, është mirë i informuar edhe vet Atdhe Hykolli i cili për çudi, pa dijeninë e kryesisë së BSPK por edhe Federatave tjera Sindikale, del me qëndrim të kundërt, sa për t’i hyrë në hatër kryeministrit Kurti, duke e tradhtuar rëndë detyrën-misionin që i është besuar e që është: mbrojtja e interesave të punëtorëve. Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës-SSHCK, i bënë thirrje Presidentes së vendit, znj.Vjosa Osmanit, si gardiane e Kushtetutës, që të mos i dekretoj këto dy Ligje dhe të ndërpres çdo iniciativë që shkon në dëm të mbrojtjes ligjore të të drejtave të shërbyesve civilë dhe publik në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Shërbimit Civil të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …