Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës ka njoftuar se mirëpret vendimin e Gjykates Kushtetuese sa i përket çështjes së anëtarëve të KPMSHCK, Është për tu vlerësuar ky vendim pasi që më në fund shihet një dritë në këtë errësir që po mbretëron aktualishtë pasi ka 4 muaj dhe shërbyesit civil mbeten pa asnjë mbrojtje juridike dhe në këtë formë u krijua një precedent i rrezikshëm duke shuarë tërësishtë një organë të pavarur kushtetues për disa muaj.
Andaj vendimi i Gjykatës Kushtetuese, është një lajmë i rëndësishëm dhe njëkohësishtë shpresë për institucionet tona se përkundër tendencës për të degraduar institucionet e pavarura, është pikërishtë Gjykata Kushtetuese e cila edhe ashtu është gardiane e mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në kuadër të institucioneve tona.
Përveç që me këtë vendim është krijuar një siguri juridike për institucionet tona, poashtu aspekt pozitiv është edhe funksionalizimi tashmë i KPMSHCK,e që është lajm i mirë për Shërbyesit Civil të Kosovës,dhe tash e tutje me qenë se funksionon këshilli, tashmë Shërbyesit Civil, mundë t’i drejtohen këtij organi në lidhje me ankesat e tyre eventuale.
Dhe në fund ky vendim i Gjykatës Kushtetuese përveç tjerash, është edhe një sinjal i mirë edhe për institucionet e ndryshme monitoruese në Kosovë dhe mekanizmat ndërkombëtar se Gjykata Kushtetuese, është gardian dhe garantues se nuk lejon në asnjë mënyrë, devijim dhe veprime antikushtetuese të institucioneve tona.