leoni

Zjarrfikësit

Sindikata e Zjarrëfiksëve të Kosovës i dërgoi letër publike kryeministrit Haradinaj dhe disa ministrive

Ministrit të Financave, Z. Bedri Hamza

Ministriit të Punëve të Brendshme,  Z. Flamur Sefaj

Ministrit tëAdministratës Publike,  Z. Mahir Yagcillar

Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Z. Skender Reçica

Drejtorin  e AME-es  Z,Fadil Kodra

Komisionin Për Siguri

Deputetët e Kuvendit të Kosovës

Kryeterët e Komunave ,

Kryetarin e BSPK-es , Z. Avni Ajdini

Të ballafaquar me një situatë shumë të rënd sa i perket, organizimit, finacimit dhe menaxhimit te sherbimit të Zjarrfikikjes dhe Shpëtimit edhe një herë t’ju dërgojmë një letër publike për të shprehur paknaqësitë dhe shqetsimet tona lidhur me mos gadishmerinë e institucioneve vendimarrëse qe kjo gjendje te permirsohet dhe te sigurohen kushte normale për punë.

Mos definimi i kompetencave menaxhuese në mes të, MPB/AME dhe Komunave qe nga viti 2012 , kurë është bër transferi nga Komunat ne MPB dhe që asnjeher nuk u realizua, ka shkaktuar mjaft probleme dhe ka shkaktuar situatë mjaftë konfuze  në ket shërbim, ku asgjë nuk funksionon dhe askush nuk angazhohet që kjo gjendje te tejkalohet, Zjarrfikesit janë pa Status Juridik, mos definim të Kompetencave Menaxhuese ne mes të AME/Komuna, numri i vogël i zjarrfiksëve, mandej si pasojë e ketij vakumi institucional, zjarrfikësit kan m’bet pa uniforma, pa paisje personale, të domosdoshme për mbrojtje dhe siguri në punë, me teknikë të stervjetruar, pa paisje te sigurta për punë, të pa testuara dhe te pa kontrolluara sipas deklaratës së prodhuesit, perdorimi i tyre drejtperdrejtë rrezikon jetën e zjarrfikësit, pa perkujdesje institucionale sa i përket aplikimit të masave për mbrojtje dhe siguri në punë, veshtirëson pa masë veprimtarinë tonë.

Për këtë gjendje të krijuar në vazhdimësi kemi kërkuar nga Institucionet relevante që situata e krijuar të zgjidhet në menyrë institucionale, por asnnjëher nuk morem pergjigjie dhe as qe u analizua kjo gjendje e krijuar dhe problemet e indentifikuara mbeten te pa zgjidhura dhe kjo situatë e krijuar ka shkatuar indinjatë të thellë te kjo kategori e të punësurëve.

Kërkesat tona janë të drejta dhe legjitime të bazuara në ligje mos zabtimi i ligjeve ne fuqi, si ligji i Punës, ligji i Zjarrfikjes dhe Shpetimit, Ligji për mbrojtje dhe siguri në punë, rregulloria Nr.33/2012 për shtesa në pagë dhe kompenzime tjera, mos implementimi i kontartës së punës , konsiderojmë se eshte shkelje flagrante e të drejtave të punëorëve dhe diskriminim total dhe mos zbatimi i ketyre ligjeve ka bë qe zjarrfikësit mos ti gëzojnë kto benifite edhe sot zjarrfikësit jan shërbimi i vetëm që nuk kopenzohen për orët për ndrrim të natës,orët jasht orarit, festat shtetrore dhe fetare,koficieni me i vogël i mundshëm në disa komuna 4.83, mos kompenzimet për lëndime ne vendin e punës, gjitha shpenzimet mjekësore zjarrfikësit duhet që ti sigurojnë vet.

Prandaj APELOJM që urgjentisht të shyrtohet kjo gjendje, kërkojmë nga institucionet, nga Niveli Qendrorë  dhe Lokal, Ministritë përkatëse, që të harmonizojnë qendrimet të angazhohën urgjentisht qe kjo gjndje të tejkalohet

Ju jemi drejtuar me qëllim që në ligjin për buxhetin ne lexim te dytë, që të  gjitha institucionet relevante qeveritare, deputetet, te bëjnë vrejtjet e tyre rreth votimit dhe të angazhohen që të mbrojnë interesat  e Sherbimit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit dhe të shqyrtohën mundesitë që  të sigurohen mjete buxhetore dhe të na krijoni mundësi që sherbimi i të jet funksional dhe te jet i gatshëm qe të kryej misionin në mënyrë te dinjitetshme.

Shpresojmë se shqetësimet tona do të jenë edhe shqetesime tuaja dhe është momenti i fundit qe kjo gjendje te rregullohet, qe Sherbimi  Zjarrfikjes dhe Shpëtimit te gëzoj tretmanin qe e meriton si Shërbim Human emergjent, misioni  themelimit, te ketij Shërbimi është Shpëtimi i jetës se njeriut dhe te mirave Materiale, kjo gjendje e krijuar nuk e arsyeton qellimin e themelimit, nuk ka logjik që  ata të cilët janë te thirrur si Shpëtimtarë,  te jen të rrezikuar, Zjarrfikësit po e humbin durimin, prandaj veproni

 Kërkesat e Sindiaktës së Zjarrfiksëve janë:

Të rregullohët Statusi Juridik /Statusi i tanishëm  shërbyes Civil

Të definohën Kompetencat Menagjuese

Të sigurohet buxhet për Shërbimin e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit;

Të përmirsohen kushtet e punës, të sigurohen  pasije dhe mjete për punë;

Të kompenzohen ndërrrimet e natës , festat Shtetërore dhe orët jashtë orarit;

Pagat e Zjarrfiksëve të nivelizohën më Shërbimet tjera Emergjente;

Të sigurohet shujta e ngrohtë;

Të harmonizohen koficintët  në nivel të Komunave.

  1. Beka, 044-849-217

Date 22.12.2017

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …