Sindikata Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, pas shkarkimit të kryeshefit ekzekutiv të kësaj kompanie, Gjelosh Vataj dhe zyrtarit të lartë të financave, Selatin Retkoceri nga bordi i kompanisë, duke thënë se bordi nuk ka respektuar rregullat ligjore dhe shkarkimi i tyre ndodhi pa u njoftuar sindikata dhe pa analizuar fare sa po e dëmtojnë këtë kompani. Sipas sindikatës, është dashur të caktohet data, rendi i ditës së mbledhjes për shkarkimin, të njoftohet sindikata dhe të sqarohen mirë pse u shkarkua shefi ekzekutiv herën e parë dhe pse u rikthye nga ky bord. Sindikata thotë se po i njëjti bord prapë pa asnjë njoftim shkarkoj kryeshefin ekzekutiv dhe zyrtarin e lartë të financave, me një vendim dhe për të njëjtën fajësi.
