Policia e Kosoves

Sindikata Policisë së Kosovës dhe Qeveria ende nuk kanë arritur një zgjidhje, lidhur me kërkesat të parashtruara nga policia

Sindikata Policisë së Kosovës dhe Qeveria ende nuk kanë arritur një zgjidhje sa i përket kërkesave të parashtruara nga policët. Të pakënaqur me kushtet e punës, policët e Kosovës kanë protestuar dy herë para Qeverisë së Kosovës, ku edhe kanë paraqitur 14 kërkesat e tyre. Në mesin e kërkesave ishte ligji për pensionim në moshën 55 vjeçare, sigurim jetësor, përfshirja e njësive të caktuar në tregun e punës, etj, Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri në një deklaratë për Telegrafin bëri të ditur se në javën e ardhshme do të zhvillojnë edhe një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, “Javën e ardhshme e kemi planifikuar një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, do t’i analizojmë edhe një herë kërkesat dhe do t’i vendosim prioritetet se cilat mund të realizohen menjëherë dhe cilat mund të mbesin për më vonë. Kështu ka qenë dakordimi që është bërë më herët me ministrin”, theksoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …