Sindikatat dhe punëtorët e kompanisë Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës, dje kanë protestuar para objektit të kësaj kompanie. Ata përmes kësaj proteste kanë shprehur pakënaqësitë e shumta të tyre me kompaninë KOSTT. Këto kërkesa ua kanë dërguar kryeshefit ekzekutiv dhe bordit të drejtorëve të kompanisë. Kryetari i sindikatës të KEK-ut, Nexhat Llumnica, tha se përveç që nuk është rritur paga që nga viti 2014, sot punëtorët po kanë një pabarazi në paga. Ai shtoi se punëtorët konsiderohen si një vegël punë dhe jo si qenie njerëzore. Në anë tjetër, kryetari i unionit të punëtorëve të KOSTT-it, Seladin Izmaku, theksoi se kërkesat e punëtorëve janë anulimi i rritjes së përshkallëzuar, zvogëlimi ndërmjet pagave, zbatimi i kontratave të punës pa sistematizim të mirëfilltë, rritje page 20 për qind për stafin jo-menaxherial dhe përfshirja e sindikatës në të gjitha vendimet e rëndësishme për punëtorët. Ai shtoi se nëse nuk do të ketë ndonjë marrëveshje deri me datën 10 shkurt, atëherë sindikatat do të vazhdojnë me hapa të tjerë më radikal.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …