Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi paralajmëron një tronditje të madhe të mungesës së fuqisë punëtore, e cila sipas tij, do të fillojë të ndjehet qysh në pranverë. Andaj sindikatat apelojnë për kushte më të mira të punës dhe trajtim me dinjitet të punëtorëve, pasi konsiderojnë se jo vetëm pagat janë arsyeja e ikjes së punëtorëve. Ndërkohë Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, thotë se ka ndërmarrë disa hapa për të parandaluar largimin e fuqisë punëtore nga vendi, duke iu mundësuar të rinjve kyçje në treg të punës e bizneseve punëtorë. Se tashmë veç është duke u ndjerë dukshëm mungesa e fuqisë punëtore thotë edhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, i cili tregon për KosovaPress se janë dorëzuar kërkesa te punëdhënësit që të punësuarit t’i trajtojnë në mënyrë të dinjitetshme, pasi sipas tij në këtë formë mund të ndalet edhe ikja e fuqisë punëtore nga vendi. Ne si BSPK ka kohë të gjatë që kemi ngritur problematikën e vetëdijësimit të punëdhënësve për ruajtjen e të punësuarave të Kosovës, pra ne kemi kërkuar nga punëdhënësit që të punësuarit t’i trajtojnë me mëritë dhe dinjitet, por krahas asaj të kenë një sjellje të mirë në raport me të punësuarit…
Kontrolloni gjithashtu
Enver Hoxhaj, prezantoi një metodë të avancuar për sistemin arsimor të Kosovës, i cili bazohet në përdorimin e inteligjencës artificiale
Ish-Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ka prezantuar një metodë të avancuar për sistemin arsimor të …