Punëtorët në Kosovë protestojnë sot kundër vdekjeve në vendin e punës, pagave të ulëta dhe padrejtësive në punë

Sindikatat sërish paralajmërojnë protesta nëse Qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre

Sindikatat sërish kanë paralajmëruar protesta nëse Qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre. Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli  ka thënë për “Ekonomia Online” se janë duke e pritur Ligjin e Pagave, duke shtuar se shpresojnë që ligji të kalojë dhe të plotësojë zbrazëtirën që e kanë pasur punonjësit. Ai ka shtuar më tutje se janë në pritje të miratimit të Ligjit të Pagave dhe ka theksuar se sindikatat i kanë edhe metodat e veta me të cilat i arrijnë qëllimet e tyre. Kryetari i Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat, Jusuf Azem ka theksuar se raporti i tyre me Qeverinë e Kosovës është zero. “Nëse e marrim në raport punëtorë-pronarë të kompanisë në kohën e fundit janë jashtëzakonisht duke u marr parasysh kërkesat tona dhe  po themi që diku 70-80 për qind të kërkesave tona në raport me kompaninë janë të zbatueshme dhe porealizohen. Kurse në raport Sindikatë-Qeveri e Kosovës deri më tani nuk e kemi as lëvizjen më të vogël që mund të themi se dialogu në raport punëmarrës-Qeveri e kemi zero” ka theksuar kryetari i Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat, Jusuf Azem. Pa kënaqësi me mos trajtimin e punëtorëve nga punëdhënësit dhe mos angazhimin e Qeverisë kanë shfaqur edhe drejtues të sindikatave tjera dhe kanë paralajmëruar se do të mbajnë protesta nëse nuk merren parasysh nevojat e punëtorëve dhe të drejtat e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …