Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës ka vendosur të hyjë në grevë për shkak të mos zbatimit të marrëveshjes së mirëkuptimit të nënshkruar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit. SINKON thotë se më datë 27 maj do ta mbaj grevë paralajmëruese në kohëzgjatje prej një ore, me konkretisht duke filluar në orën 08:00 deri në orën 09:00. Ndërsa më datën 28 maj, greva do zgjasë prej orës 08:00 deri në orën 16:00. Sipas kësaj shoqate, miratimi i ligjit të pagave kishte shkaktuar pakënaqësi të mëdha te kontrollorët e trafikut ajror dhe kishte rezultuar me mbajtje të grevës në muajin shkurt.
