Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës shpreh kundërshtimin e saj për përfshirjen e Kontrolleve të Trafikut Ajror në Ligjin e Pagave dhe kërkon zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar në muajin shkurt të këtij viti. SINKON konsideron se ligji i pagave dëmton kontrollorët e trafikut ajror për çka janë ankuar edhe më herët me kërkesën që të mos përfshihen në këtë ligj, si dhe kanë mbajtur grevë gjatë muajit shkurt 2019. Për më tepër SINKON përkujton se gjatë kohës së grevës kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, e cila përmbante pika që duhej të implementoheshin nëpër faza të ndryshme, ndërsa që në fund do të rezultonte me rregullimin e statusit të Kontrollorëve të Trafikut Ajror deri në muajin nëntor 2019, para se të fillonte implementimi i ligjit për paga. SINKON paralajmëron se nëse obligimet e marra nga institucionet publike të Kosovës nuk plotësohen, atëherë do të detyrohet që të reagojë përmes masave sindikale.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …