Sipas AKK-së Inspektorati e Policia vazhdojnë kontrollin për respektim të masave kundër COVID-19

Sipas AKK-së Inspektorati e Policia vazhdojnë kontrollin për respektim të masave kundër COVID-19

Nëpër komunat kryesore të Kosovës, mbi 40 ekipe të Inspektoratit me përkrahje të Policisë së Kosovës po vazhdojnë kontrollimin e qyteteve për respektim të masave të marra nga Qeveria e Kosovës, në luftën kundër koronavirusit. Gjatë të martës, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se inspektoratet e komunave janë duke punuar me orar të zgjatur me qëllim të zbatimit të masave anti-COVID-19. Sipas njoftimit nga AKK, thuhet se gjatë veprimtarisë së Inspeksioneve komunale në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha institucionet e tjera të përfshira ditëve të fundit u është kërkuar nga subjektet afariste të respektojnë masat e fundit e parapara me vendim nga Qeveria.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …