Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK) paraqitën Barometrin e Reformave Evropiane 2024. Sipas dhënave të paraqitura, Kosova nuk ka bërë asnjë përparim në rrugën integruese. Drejtori i Institutit të Kosovës për Politika Evropiane, Demush Shasha, theksoi mes tjerash se nga viti 2016 dhe që nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit, Kosova nuk ka bërë asnjë progres në rrugën e saj integruese. Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Aivo Orav, deklaro se Barometri i BE-së është një mënyrë për të ndjekur punën e ministrive dhe për t’i mbajtur ato përgjegjëse për reformat e tyre në lidhje me BE-në, duke përmendur edhe punën e disa ministrive kyçe. “Kosova po bën një punë të mirë për të përafruar legjislacionin e saj me kuadrin e Bashkimit Evropian, por nuk po bën sa duhet për ta zbatuar atë” theksoi mes tjerash shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Aivo Orav.
