Sipas burimeve nga Pentagoni, amerikanët kanë ndërruar qasje dhe tani janë të përgatitur të dërgojnë trupa në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë  vendosur 8,500 trupa në gatishmëri pas situatës në Ukrainë, pasi Rusia  nuk e ka ndërmend të zmbrapset, njofton agjencia e lajmeve AFP. Sipas burimeve nga Pentagoni, amerikanët kanë ndërruar qasje dhe tani janë të përgatitur të dërgojnë trupa në Ukrainë. Fillimisht, presidenti amerikan Joe Biden kishte deklaruar se SHBA nuk do të futet me trupa në Ukrainë edhe në rast pushtimi por do të kishte vetëm sanksione të papara, mirëpo tani duket se gjërat kanë ndryshuar. Federata Ruse  vendosur rreth 100 mijë trupa në kufirin me Ukrainën derisa situata është e tensionuar. Shumë shtete kanë ndihmuar me armë Ukrainën për t’i bërë ballë një sulmi të mundshëm. Rusia nuk pajtohet që Ukraina ka ndryshuar kurs duke iu afruar perëndimit dhe me këtë pretekst pushtoi Krimenë më 2014. Gjithsesi, NATO ka bërë të ditur para disa javëve se do të vazhdojë integrimin e ish-shteteve të Bashkimit Sovjetik si Rusia dhe Gjeorgjia, përkundër provokimeve nga Rusia.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …