Vetëvendosje

Sipas disa sondazheve në disa media, Lëvizja Vetëvendosje ka pasur një rënie të madhe sa i përket mbështetjes në vota nga qytetarët.

Sipas disa sondazheve të fundit të bëra në disa media, Lëvizja Vetëvendosje ka pasur një rënie sa i përket mbështetjes në vota nga qytetarët. Të njëjtin mendim ndan edhe deputeti i PDK-së, Elmi Reçica. Madje, ai thotë  se kurdo që shkohet në zgjedhje, Vetëvendosje nuk do të dalë fituese. “Kurdo që të shkohet në zgjedhje, unë e besoj që jo 51%, por në asnjë situatë Lëvizja Vetëvendosje nuk mund të dalë partia e parë. Dhe me hulumtimet që po bëhen tash shihet që nuk ka asnjë parti politike që ka pasur  për një kohë kaq të shkurtër rënie kaq të madhe dhe unë besoj në momentin kur të mbahen zgjedhjet, Lëvizja Vetëvendosje ka për të mbetur një rast i izoluar i një aksidenti elektoral, të cilin jo që e ka mirë përdorur për vendin, por e ka keqpërdorur skajshëm me arrogancën e tij të njohur, tha Elmi Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …