leoni

Ragmi Mustafa: Qytetarët e Kosovës Lindore nuk do t'u kërkohet testimi për COVID-19 për të hyrë në Kosovë

Sipas Entit të Statistikave të Kosovës Lindore në tri komunat shqiptare në Serbi papunësia arrin deri në 70%

Sipas Entit të Statistikave të Kosovës Lindore në tri komunat shqiptare në Serbi papunësia arrin deri në 70%, ndërsa përfaqësimi i shqiptarëve në nivelin regjional e atë qendrore është zero. Përfaqësuesit politikë të këtij rajoni këtë e konsiderojnë si diskriminim. Derisa pakica serbe në Kosovë po përjeton standardet e avancuara për trajtimin e minoriteteve, shqiptarët në Serbi po përballen me diskriminim shtetëror. Ragmi Mustafa, kryetar i KNSH-së, tha për RTK-në se në institucione janë pak shqiptarë të punësuar. Në institucionet publike në Serbi, në nivel lokal, shqiptarët janë të përfaqësuar me numra njëshifror ose nuk punojnë fare.  Gjatë dy dekadave të fundit, edhe pse është diskutuar shumë për integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, asgjë nuk ka lëvizur në aspektin pozitiv.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …