Instituti Demokratik i Kosovës në raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit ka paraqitur një pasqyrë edhe sa u përket pyetjeve parlamentare. Ministrave të Qeverisë iu parashtruan 171 pyetje parlamentare, ndërsa ata dhanë vetëm 57 përgjigje. Kryeministri, ka pranuar 17 pyetje nga deputetët, derisa shumica nga këto ishin pyetje të lidhura me temën e dialogut dhe shqetësime të lidhura më këtë proces. Përgjithësisht, pyetjeve të deputetëve, ndryshe nga Kryeministri Kurti, disa anëtarë të Qeverisë nuk i kanë trajtuar seriozisht. Për vlerësim është fakti se Kryeministri Kurti, secilës pyetje i është përgjigjur në rastin e parë, do të thotë në momentin e parashtrimit. Për sjellje të papërgjegjshme në raport me pyetjet e kuvendarëve, duhet të shquhet Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili në shumë raste nuk iu ka përgjigjur pyetjeve të deputetëve as pas përsëritjes së shtatë të tyre – duke mos dhënë asnjë përgjigje të kërkuar nga kuvendarët. Në formë të ngjashme, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, nuk ka treguar gatishmërinë për përgjigje karrshi pyetjeve të deputetëve. Në rastin e Gërvallës, pyetjet janë përsëritur për të pestën herë, derisa nga 10 pyetje që i janë parashtruar ajo është përgjigjur vetëm dy herë, duke treguar qasje jo llogaridhënëse, përballë deputetëve, thuhet në raportin e KDI-së.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …