Sipas IKSHPK-së, sot në komunën e Deçanit dy persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa katër persona janë shëruar plotësisht nga ky virus. Rastet pozitive janë: një nga fshati Gllogjan dhe një nga fshati Strellc i Epërm. Deri më sot, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 190 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 154 të shëruar plotësisht, 9 kanë humbur jetën dhe 27 raste janë akoma aktive.