Sipas IKSHPK-së, sot në komunën e Deçanit pesë persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa katër të tjerë janë shëruar plotësisht nga ky virus. Rastet pozitive janë: tre nga Isniqi, një nga Rastavica dhe një nga Strellci i Ulët. Deri më sot, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 241 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 179 të shëruar plotësisht, 12 kanë humbur jetën dhe 46 raste janë akoma aktive.