Sipas IKSHPK-së, sot në komunën e Deçanit tre persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa një person është shëruar nga ky virus. Rastet pozitive janë: një nga Deçani, një nga Irzniqi dhe një nga Prilepi. Deri më sot, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 216 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 169 të shëruar plotësisht, 11 kanë humbur jetën dhe 36 raste janë akoma aktive.