Sipas IKSHPK-së, gjatë kësaj jave në komunën e Deçanit pesëdhjetë persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, dyzetetre të tjerë janë shëruar plotësisht, ndërsa një person ka ndërruar jetë
Sipas IKSHPK-së, gjatë kësaj jave (12-18.04.2021) në komunën e Deçanit pesëdhjetë persona kanë rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, dyzetetre të tjerë janë shëruar plotësisht, ndërsa një person ka ndërruar jetë si pasojë e këtij virusi. Deri më sot, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 1149 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 967 të shëruar plotësisht, 29 kanë humbur jetën dhe 153 raste janë akoma aktive. Luten qytetarët që të kenë shumë kujdes për veten dhe familjen!